Kur shkoj në Arbnesh
Mbushem gëzim e hare
Veshi këmishë solemne
E në harkun e ylberëve
Takoj çerdhe lejlekësh.
Bëhëm zog i florinjtë
E në sofrën e Beqa Hoxhës
Gjej kupën e mikëpritjes
Zemrën e bukës dhe të kripës
_________________________
Oj Rumija bjeshkë e naltë,
Ti u bash o ma e naltë,
Me e nalt u bash se je...
_________________________
Neper mal, neper Rumi
Nëpër mal, nëpër Rumi,
Shkon asqeri talimxhi,
Në Shkodër po don me hi,
Në Shkodër, e kah Shteg-Vasha,
Kah Shteg-Vasha, nën foletë,
Shum asqeri pos ka metë,
Katërqin e tetdhet vetë,
Bâjnë me mushka ka tre vetë,
Ka tre vetë i kanë ngarkue,
N'Arbanesh po dojnë me i çue;
Arbaneshi gropa-gropa,
Plot me vorre u mush toka.
Rreth e rreth po rri Evropa,
Rreth e rreth Evropa marë,
Po luthtojnë sërb e shqiptar-ë.
Si s'ja solle shpinën sërbit,
Nuk ja lshove për të gjallë.
Pej Nikshiqit po vetonte,
Feja vogël po luthtonte,
Feja vogël, feja shkretë.
Hajt ti Janko pobratim,
Se Shkodrën s'ta banj teslim.
Kangë valljet e shestanasve. Bëhet fjalë për luftën e Taraboshit më 1912.
Këndoi Gjoni Niks Kol'Niks Pjetër Gjonit Gjergj Gjonaj-Dobreci (1899-1978)
__________________________________________________________________
Ubla e Krajës
Si nuse e stolisur
edhe sot ti je.
Prite e nise me shekuj
motët nuk të plaken.
Gjithmonë e re
mbete e jona
etje duke shuar
_______________________________
Jam Shestanas
Shestanas s'e kanë hadet
Me u tremë pej hijes vet!
Ata janë t'fjalës gjithmonë.
Jam shestanas, t'gjithë e thonë.
T'partë tonë shqyp kanë folë e knue,
Daj si burra kanë qinrue,
E na lanë nji amanet:
M'ç ruejtë gjuhën e vet.
Kuptim jetës n'daç me'j dhânë,
Nero atë çka t'partë t'kanë lânë.
Me rranxë t'vet me u burrnue,
Por dhe tjetrin m'ç nerue.
Isht mirë me'j dalë zot të vetit,
Mos m'u bâ masha e tjetrit.
Për mos me kjenë i koritun,
S'duhet m'u bâ mish i shitun.
S.Gj.D.
______________________________
O Shestani, t'u pretht nafaka,
I bane shkina vajza e plaka!
Djelt e ri i bane shkie,
Ishe j barll, tash je i zi!
______________________________
More Kranj, t'u pretht nafaka,
Nuk sillet Vallja me plaka!
Bini vajza, nuse t'reja,
Ater shkon Vallja si rrfeja!
______________________________
More Lena Pincanjore
More Lena pincanjore,
C'e bane burrin qi more?
"Un e nisa per mulli,
Me tri kokrra mel te zi.
Nenj tri dit e nenj tri net,
Prit e prit e nik me erll.
Vuna furken-o ne brez
E u nisa, shkova vet.
Rash e shkova ne mulli:
C'ban ketu, he qen, he thi?
Shtiva miellin ne thes,
Burrin e lilla per brez.
E pruna, e vuna n'voter
E ma'uduk si kuc i vogel.
E kapa e cova n'kam,
E m'u duk si qen pa llam!
Kapa, vuna shenj mas arket,
M'ja hajri mini mustak?
E kapa e cova n'tra
E m'u duk si prithi shkja!
Mrike Margjonaj, Ulqin, 1960
(Gjonit Pals Pjetrit)
______________________________
U rrit Djali, u ba burr
U rrit Djali, u ba burr,
Po j thot t'jatit, S'ke kjen kurr!
S'ke kjen kurr, s'ke vieit gja,
Kurrnji nam-e s'e ke ba.
Tash je plak e t'kan rra llamt,
Cka t'lypet meba komand?!
Zot konakut, more j nrat,
Ha nj'cop buk e rri rahat!
Kqyr mos t'hansh-e donj dajak!
Mos lyp buk e mos lyp uk,
Ka arll bija tjeterkuj!
Biae huoj fort temize,
Mos u kuoll, se na flligje!
... Se c'menojn burrat e vjeter:
Sa menjer suos grat leter!
Ma knojn letren porsi zana,
Veke s'din me ba asnjana!
Pak donjana veke di,
Dibrancen e di farsi.
Dibrancen e luojn t'tan,
Cerrnogorcen ma daha!
Cerrnogorce elle ples,
Kta jan gjana per jetes!
Kukunjeck-e donj nebet,
Se esht buk elle bylmet!
T'tana lonjnat per marak,
Pa furk n'brez e pa carap.
Aj qi donte m'u martuo,
Njekta lonjna doet me j suo,
Kush kta lonjna nuk i son,
Budallic njihet n'ven ton.
Anto Margjonaj, Krythe, 1960.
Pjeter Junkanj, Ljare.
Malesori Kendon, Cetinje, 1971.
_______________________________
Gur mi gur bahet Kalaje
Gur mi gur bahet Kalaje,
Fjal naj fjal zihet belaja,
Si Ana Malit e Kranja.
Si Kranja me An te Malit,
C'i kan ra-e itibarit!
... Mblillni pleq, mlinllni tapar,
Njeksaj pun me j llan karar!
Shum bidadet jan to dal,
Toe vish grat munash e ar,
Boce t'kuqe, kunra t'zeza,
Si me kjen-e pej Zagrebit!
Si me kjen bijat e Krajlit,
Jo se jan bija cobanit!
Me ja nesh t'shoqin ne rrug,
Vish e math porsi zonj gabel.
Si gabelt qi rrin nen cadra,
E Shoqja po j shkon si kadna.
Porsi kaden, porsi zonj,
Nuk guxon burri me fol,
Se kujton se e paditenm
E paditen n'hyqem-o
E i bien grushta kres,
Grushta kres e grushta barkut,
Si me kjen magjyp pazarit.
E shoqja po j shkon n'gjini,
I shoqi rri, perkunen thmi!
Stjepe Pjeter Vucanj,
Lukiqi, 1959
_________________________________
Krisi Pushka n'maje t'malit
Krisi Pushka n'maje t'malit,
Kush e qet? Begu j Tivarit,
Per me j cuo haber Thtjanit.
...Kush po shkon malit perpjet?
Hoxha j Thtjanit me nj'zet vet.
Hajt, ti Thtjan, te kjotht hallall,
Le ta zam Stefanin gjall!
...Hajt e hajt, o Stefan Baci,
Sot na vjen-e bylykbashi!
"Bylykbashi le t'na vinje,
Se njektu e kam shtapin!
Kam shtapin elle konakun,
Plot me mish e kam jamakun!
Ne Merrkot e kam marr dashin,
Do ta ham me bylykbashin!"
Sime Pale Pepgjonanj, Bisht'i Malit, 1960
__________________________________
Neper mal, neper Rumi
Neper mal, neper Rumi,
Shkon asqeri talimxhi,
Ne Shkoder po d'on me hy,
Ne Shkoder-e ka Shtegvasha.
Ka Shtegvasha, Nen Fojlet,
Shum asqeri pas ka met:
Katerqin e tetllet vet 1
Bajn me mushka ka tre vet.
Ka tre vet i jan narkuo,
N'Arbanesh po d'on me j cuo.
Arbaneshi gropa-gropa,
Plot me vorre ish mush toka.
Rretherreth po rri Evropa.
Rretherreth Evropa mar,
KTU LUTHTON SERBIN-SHQYPTAR!
Mark Malanj, Gurrze, 1959
(Marku j Kols Macit Kols Gjerjgit)
___________________________________
Pjeter Gjura esht zan nusht.
Para pushk qi bani lam,
Stjepen mori anperan!
Cka po thot ky Pjeter-zeza:
Kur e pash q'u buor Stjepa,
Luta Zotin t'm vinje deka..
Deka erll e s'u vonuo,
S'niati fjala sa dekiku,
Djelt e Gjurs pushka na j fiku!
Marvuciqi po j vajton,
Qyqja nan per ta gjillmon!
Qyqja nan, e zeza bi
Ka vrau baben Mali i Zi!
N'mjedis t'rrugs i paskan gri!
Kur erdhen baba e nana,
Pa llam n'goj e pa opanja...
...Kush te vrau i Pjeter-zeza?!
Napolonat lle liretat!
Kush te vrau, o Stjep, o nan?
Lekoviqi me te vllan!
Kush te vrau, o Muharrem?
Dushani toe u suo n'shenj!
...Nji junor me lule t'zeza,
Ky pushojn Pjetri e Stjepa.
Nji kunor me lule dimnit,
Muharremit pej Ulqinit.
Halil Muja, Ftjan, Kraje.
Malesori....,Cetinje, 1971.
__________________________________________________
KUR KAM KJEN-O NJER I RI
Kur kam kjen-o njer i ri-e, Lum-lumi un´, lum-lumi un´!
Me nji vajzë xuna miqsi, Lum-lumi un´, lum-lumi un´!
Der na diktoi e ama saj, Mjer-mjeri un´, mjer-mjeri un´!
Na diktoi e ma fejoj, Ma fejoi në Venedik. Ndjev i jati ma martoi.
Rash e shkova në çaçi, E bleva i kavall të ri, Shkova rrugës tuvej fry-e,
Doli vasha në penxhere: — N´daç bjeri, n´daç mos i bjer-e,
Se kam xan´jaran tjer-e! Un´e dij se m´ke lan-e,
Diçka deshta me t´pevet-e, Se njat moll´, maj, qi t´kam dhan-e, A e ke ruejt´,
a e ke ngran-e? S´e kam hangër, s´e kam ngran-e, E kam shti tre pash´ në
ran-e. Kur t´m´bjere nër mend për ty-e, Xierr mollën, shah me sy-e!
Beqo Doda, Arbnesh (Kraje)
Lindur 1894 ne Fshatin Abnesh.
__________________________________________________
ISHNJIN ZANË TRI VASHA T´REJA
Ishnjin zanë tri vasha t´reja, Shoqja — shoqes ja dhanë besën:
Venë t´amël mos me pi, Bukë të bardh-e mos me ngranë,
Djalë të ri-e mos me zanë. Ma e vogla e çarti besën:
Venë të amël paska pi, Bukë të bardh-e paska ngranë,
Djalë të ri-e paska zanë!
Musa Rama Kollari
Ljare, Shestan.
__________________________________________________
MAJ E MIRË QERPIK ME RREMA
Maj e mirë qerpik me rrema, As del jasht´,
se t´arrina mrenda, Doj zylyfet n´katër renda,
N´katër renda, fije-fije!, Lum dada, mas m´i përzie,
Për ty dada i ka lye, I ka lye me vaj t´ngrim´, Hajde n´mal t´shkojm´
e t´rrim. Hajde, hajde goc´ e vogël, Shkojm´ e rrim´ në mal,
në kodër Hajde rrim´ mari në shkam, Ku ndihet pushka e tagan.
Ismail Doda,
Arbnesh, Kraje
__________________________________________________